Në një fotografi të postuar së fundmi në internet, mund tëshihet se ekziston një mister i mbinatyrshëm që shumë njerëz i ka bërë të rrëqethen. Kjo është një foto që mendohet se është realizuar në vitin 1900, dhe shihet një grup i vajzave duke pozuar me rrobat e tyre të punës pranë një mulliri në Belfast.
Kjo është një foto që në pamje të parë duket mëse normale dhe e zakonshme, ku shihen vajzat duke pozuar para objektivit të aparatit të veshura me rroba të punës, të cilat kanë një litar rreth belit për të mbajtur mjetet me të cilat punojnë çdo ditë.
Por nëse e shikoni me më kujdes, mund të vëreni se si vajza që pozon në anën e djathtë me këmishë të zezë, ka një “aksesor” shumë të çuditshëm mbi supe për të cilin me sa duket ajo nuk ishte në dijeni.
Duket se bëhej fjalë për një dorë të një “fantazme”, pasi asokohe flitej shumë se në atë mulli frekuentonin hije të çuditshme, për të cilat besohej se kishin ndjellë frikë në mesin e banorëve. /albeu.com/


Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet
Rama: Buxheti për mbrojtjen këtë vit, mbi pragun standard të...
Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon pë...
Dallaveret me vota/Hetimet zgjerohen edhe në rajonin e Mitro...
Tentuan të vidhin në argjendari, arrestohen dy shtetas serbë...
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...