Një nënë e re ka parë se fëmija e saj e porsalindur ka patur 2 dhëmbët e para në gojë dhe kjo ka habitur jo vetëm prindërit po edhe mjekët madje fëmija është bërë edhe pjesë e lajmeve anë e mbanë botës.
Nerissa Woodward, 18 vjeç, lindi vajzën e saj Emilia Harper Jaymes dhe menjëherë dalloi 2 dhëmbët e saj thuajse si të një të rrituri në gojë.
Mjekja e çerdheve, nga Ancoats, Manchester, tha: “Isha shumë e tronditur kur kuptova se vajza ime e vogël kishte lindur me dy dhëmbë”.
“Sapo i kam vërejtur ata, dërgova partnerin tim për të shkuar dhe për të marrë një mami sepse nuk mund ta besoja”.
Ekipi mjekësor tha se është shumë e rrallë që foshnjat të lindin me dhëmbë dhe kjo ishte e çuditshme.
“Ata nuk e kishin parë më parë, por e dinin se kishte një shans të vogël që të ndodhte”.
Mamaja e foshnjës gjithashtu tha se tani ajo druhet edhe të ushqejë me gji fëmijën e saj pasi mendon se do të jetë një eksperiencë e dhimbshme me 2 dhëmbët e saj të vegjël por të mprehtë.
Por mjekët e kanë zgjidhur menjëherë situatën duke hequr 2 dhëmbët e vogëlushes pasi nëse ata binin mun të rrezikonin mbytjen e saj.

Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë