Para pak ditësh, kur fotografitë e Mia Aflalos u shpërndanë masivisht online, profili i saj i Instagramit ndiqej nga rreth 40 mijë persona e sot ajo numëron plot 83 mijë ndjekës.
Pesë vjeçarja është një yll në ngjitje në fushën e modelingut dhe e veçanta e saj janë flokët voluminozë e tejet të gjatë.
E vogla nga Tel Aviv i Izraelit ka pozuar tashmë për British Vogue dhe fotografitë e saj po bëjnë naming në rrjetet sociale.. E si mund të mos pëlqesh këtë fytyrë kaq të ëmbël?
Sipas stilistit të flokëve Sagi Dahari, vogëlushja është një vajzë e mbarë e qeshur me të cilën punohet shumë lehtë. Por pas gjithë këtij shkëlqimi, janë të shumtë njerëzit që mendojnë se e ëma po vendos në rrezik vajzën me gjithë këtë vëmendje që po merr.
Fotot e vogëlushes mund të keqpërdoren dhe një famë të tillë ajo mund ta marrë vetëm pasi të jetë e aftë të kuptojë pasojat negative. Megjithatë përpos kësaj, e vogla duket se po e shijon të gjithën këtë.

Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...