Meshkujt kanë edhe një arsye më pak për brengosje për shkak të besnikërisë së partnereve të tyre. Në të vërtetë, hulumtimi më i ri tregon që femrat që janë në lidhje dashurie përqendrohen në gjërat negative të meshkujve joshës të cilët nuk janë partnerë të tyre.
Me fjalë të tjera, sado që ndonjë mashkull të jetë i bukur, femrat nuk do t’i kushtojnë shumë kujdes.
Para se t’i shikoni rezultatet e këtij hulumtimi, duhet ta dini që tashmë disa hulumtime të mëparshme kanë treguar që femrat nuk bien pre e pamjes së meshkujve të bukur, nëse janë të kënaqura me partnerin.
Në kuadër të hulumtimit ekspertët kanë bërë tri eksperimente në të cilat femrat kanë vlerësuar meshkujt e bukur në bazë të fotografive. Në fotografi janë treguar meshkujt në veprime të caktuara.
Femrat të cilat kanë pasur partnerë, më mirë i kanë mbajtur në mend anët negativet meshkujve të cilët i kanë parë në fotografi, pavarësisht nga ajo sa kanë qenë të bukur meshkujt./Arbresh.info/
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...
Këshilli i Bashkimit Evropian përcakton Kosovën si vend të s...
Sallahu: Nuk do të lejojmë që viktimat të mbesin të izoluar
Ministri i Jashtëm i Francës: Siria nuk mund të jetojë më në...