Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar një varr 4,400 pranë piramidave të famshme jashtë Kajros.
Zbulimi i fundit ka zgjuar shpresën te autoritetet për ringjalljen e sektorit të turizmit në vend, transmeton portali arbresh.info
Varri u gjet në një zonë më të gjerë të nekropolit perëndimor të Gizës, e cila njihet si shtëpi e varreve nga Mbretëria e Vjetër.
Besohet se varri i takonte një gruaje të njohur si Hetpet, të cilët arkeologët besonin se ishte e familjes antike egjiptiane e dinastisë së 5-të.
Varri, i zbuluar në media të shtunën, është bërë me tulla balta dhe përfshin piktura murale në gjendje të mirë ku përshkruan Hetpet duke vëzhguar skena të ndryshme të gjuetisë dhe peshkimit.
Skenat të tjera përshkrujanë majmunët, të cilat në kohërat faraonike, majmunët mbaheshin si kafshë shtëpiake, duke mbledhur fruta.
Skena të ngjashme janë gjetur në varret e tjera që i përkasin dinastisë së 12-të të mëvonshme, sipas deklaratës së ministrisë. Një tjetër skenë tregon një vallëzim majmuni para një orkestre.
Hetpet është një figurë e njohur më parë në antikitetin egjiptian edhe pse mumija e saj ende nuk është zbuluar./arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim