Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar një bust të perandorit romak Marcus Aurelius.
Busti është gjetur në qytetin jugor të Asuans, transmeton portali arbresh.info
Ministria e Antikiteteve ka bërë të ditur se busti u gjet në Tempullin e Kom Ombo gjatë punës për të mbrojtur vendin nga ujërat nëntokësore.
Në deklaratën e ministrisë thuhet se arkeologët kanë zbuluar edhe objekte që i përkasin një tempulli për zotin Osiris-Ptah-Neb brenda tempullit të lashtë të Karnakut në qytetin e Luxor.
Egjipti shpreson se zbulime të tillë do të nxisin turizmin, i cili ka vuajtur nga trazirat politike që nga kryengritja e vitit 2011./arbresh.info/