Në Meksikë është më e lehtë të kalosh moshën 110- vjeçare se sa të marrësh pension. Këtë gjë e di mirë María Félix Nava, e njohur ndryshe si Dona Mariquita, e lindur në vitin 1900.
Gruaja 117- vjeçare, me origjinë nga Jalisco në Meksikë, e gjeti veten përballë burokracive të bankave të vendit të saj.
Kjo pasi siç shkruan gazeta argjentinase “Clarìn”, bankat nuk u japin pension personave që e kalojnë moshën 110- vjeçare.
Dona Maria nuk e kishte menduar se do jetonte kaq gjatë dhe aq më pak se ky bekim i Zotit, mund të kthehej në një mëkat.
Gruaja pavarësisht moshës, u desh të gjejë guximin për të vënë drejtësinë në vend, duke qenë se banka nxjerr karta vetëm për personat mbi 110 vjeç, shkruan noa.al.
María Félix ka probleme me shikimin dhe kequshqyerjen edhe për shkak të mungesës së pensionit, pasi për shtatë vjet nuk mundi të merrte pagesën.
Maria nuk u dorëzua dhe paditi bankën, duke bërë që gjatë javës së kaluar gjykata të vendosë në favor të saj, duke i dhënë gjithë pensionin e prapambetur.
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike