Një plazh i zhdukur më shumë se 33 vite më parë është rishfaqur në një ishull irlandez.
Rëra në Dooagh, në ishullin Achill u zhduk në vitin 1984 si pasojë e stuhive të fuqishme, duke lënë pas vetëm gurë dhe të çara toke.
Por pas një dallge të frikshme që ndodhi gjatë Pashkëve, tonelata rëre u depozituan në zonën ku qëndronte dikur plazhi, duke më shumë se 300 metrash hapësirë.
Sean Molloy, menaxher turizmi në këtë ishull shpjegoi se vala e të ftohtit dhe erërat e forta që goditën vendin gjatë periudhës së Pashkëve risollën rërën në breg.
Achill është një gadishull i largët, i thyer dhe i paprekur në perëndim të Irlandës.
Një ndër banorët e tij më të famshëm ishte Heinrich Boll, shkrimtari gjerman anti–nazist, fitues i çmimit Nobel, i cili jetoi në këtë ishull përgjatë viteve ’50–60.




Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...