Qeveria rumune ka premtuar të veprojë kundër prerjeve ilegale, pasi aktivistët treguan se një copëz nga një pylli i mbrojtur ishte zhdukur.
Një anëtar i publikut publikoi pamjet dramatike të kapura me një dron në Parkun Kombëtar të Semenicës në kufirin me Serbinë, duke treguar se rreth 50 hektarë pyll ishte “zhdukur”.
Parku u Semenicës është një nga pyjet më të mëdha të ahut në Evropë dhe ishte përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s këtë verë.
Aktivistët thonë se problemi kryesor është dështimi i ministrisë së mjedisit për të hartuar një plan për të kufizuar prerjet në park.
“I kemi kërkuar qeverisë ta zgjidhë këtë problem për 13 vitet e fundit”, ankohen ata.
Megjithëse pamjet e dronit kanë shkaktuar trazira në media, deputetët e opozitës kanë kërkuar masa urgjente nga qeveria për muaj me radhë.
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...