Një diamant i rrallë blu që 300 vitet e fundit ka qenë nëpër shtëpitë mbretërore të Evropës është shitur në ankandin e Gjenevës për 6.7 milionë dollarë.
Farnese Blues i është dhënë si dhuratë Elizabeth Farnese, vajzës së Dukës së Parmës kur ajo u martua me Filipin V të Spanjës më 1715, transmeton portali arbresh.info.
Më pas ajo u kalua nëpër gjenerata, duke lëvizur nga Spanja në Francë, Itali e Austri.
Diamanti 6.1 karatësh vjen nga miniera e famshme Golconda në Indi.
Ai është shitur vetëm katër minuta pasi u shfaq në Sotheby’s, duke kaluar me lehtësi vlerësimin e shtëpisë së ankandit që ishte 3.5-5 milionë dollarë.
“Ne ishim duke pritur një rezultat të mirë, por filluam nga 3.5 milionë dhe përfunduam me 6.7 milionë dollarë, kështu që tejkaloi pritshmërinë tonë”, tha specialistja e stolive në Sotheby’s, Daniela Mascetti.
Sipas ueb faqes së ankandit diamanti në formë dardhe dikur ishte pjesë e diademës së mbretëreshës fatkeqe të Francës, Marie Antoinette./Arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...