Nuk ka dyshime që kjo është një dhomë me pamje, por sa do të dëshironin të flinin të rrethuar me peshkaqenët? Një dhomë e veçantë nënujore, e vendosur brenda 3 milionë litrave ujë është krijuar në Akuariumin e Parisit.
Fituesit e një konkursi do të kenë mundësinë të qëndrojnë atje në muajin prill, para se dhoma të kthehet në një qendër kërkimore.
Dhoma është e zhytur në akuariumin 10 metra të thellë dhe, një mur prej xhami ndan vizitorët nge 35 peshkaqenë. Brenda saj mund të qëndrojnë dy persona dhe hapësirën më të madhe e zë një shtrat i rrumbullakët.
Eksperienca e të fjeturit nën ujë synon gjithashtu të informojë 3 fituesit e konkursit dhe të ftuarit e tjerë lidhur me peshkaqenët, përmes zhytësit Fred Buyle.
“Peshkaqenët keqkuptohen shumë. Njerëzit duhet të kuptojnë se, ata nuk janë të rrezikshëm. Eksizstojnë vetëm sjellje të rrezikshme me peshkaqenët”, tha ai./Top Channel
Policia dhe KFOR-i ndalojnë kontrabandë mallrash në Leposavi...
ZYRTARE: Modric njofton largimin nga Real Madridi pas 13 vit...
Forumi i Intelektualëve i bashkohet Nismës Socialdemokrate
Policia tregon se ka sekuestroi te personi që kërcënoi insti...
Komuna e Prishtinës sqaron pse nuk funksionuan numrat emergj...
Kërcënoi institucionet e shtetit përmes e-mailit, arrestohet...