Nëse ëndërrohet se po bisedon me të vdekurin, fjalët e të vdekurit, qofshin ato të mira ose të këqija, do të ju bëjnë të mendoni tërë ditë për to.
Lexoni disa mite më poshtë rreth kësaj çështjeje:
BISEDA ME TË VDEKURKur dikush ëndërron se i vdekuri e fton, nëse është i sëmurë, do të vdesë, por nëse është i ditur, këshilla e të vdekurit do t’i ndihmojë të largohet nga devijimi dhe ta përmirësojë gjendjen e vet.
ËNDËRRIMI I TË VDEKURIT TË LUMTUREndërrimi i njeriut të vdekur që është i lumtur, në kushte të mira, me rroba të bardha ose të gjelbra, duke u mahitur ose duke folur fjalë të mira – do të thotë se i vdekuri jeton në qetësi dhe është në gjendje të mirë. Nëse dikush sheh në ëndërr që i vdekuri i afrohet fytyrë qeshur, e përshëndet dhe përqafohet me të, kjo nënkupton lajm të mirë. Nëse njeriu sheh në ëndërr njeri të vdekur, të cilit i shkon pas, e shtrëngon, e përqafon ose e mbyt atë – do të thotë se ai do të ketë pleqëri të mirë.
ËNDËRRIMI I TË VDEKURIT TË PIKËLLUARNëse shihet në ëndërr njeriu që ka vdekur dhe është i veshur me rroba të vjetra, të grisura, të pluhurosura ose duket i pikëlluar – ai nuk do të jetë i qetë në botën e ardhshme. Po të shihet se i vdekuri është i sëmurë, ai ka shumë mëkate. Nëse ëndërrohet që personi i vdekur e godet, e shikon vëngër, i kanoset, apo nuk e përshëndet, kjo nënkupton që ky person e pa- ralajmëron për ndonjë obligim të pa përmbushur ndaj tij, ose se ka rënë në mëkat ndaj Allahut, xh.sh..
I VDEKUR PËR SË DYTINëse individi sheh ëndërr se ka vdekur për së dyti dhe vajtohet pa zë do të thotë se një nga anëtarët e tij do të martohet e do të ketë lumturi e harmoni. Po nëse i vdekuri për së dyti qahet dhe vajtohet një anëtar i familjes së ëndërruesit do të vdesë.
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...