Në këtë çantë ishin vendosur gurë dhe pluhur nga rajoni i Hënës i njohur si Deti i Qetësisë.
Ankandi është paralajmëruar për datën 20 korrik, në 48-vjetorin e shënimit të lëshimit të Apollo 11 në Hënë.
Njëherësh ky është ankandi i parë legal në të cilin do të shiten artefakte nga misioni i NASA-së.
Raketa me Apollo 11 kishte fluturuar në Hënë më 16 korrik 1969 , ndërsa pjesë e ekuipazhit ishin tre astronautët Neil Alden Armstrong, Edwin “Buzz” Aldrin dhe Michael Collins.
Katër ditë më vonë Armstrong dhe Aldrin lëshuan modulin lunar “Eagle” në sipërfaqen e Hënës. Në kuadër të misionit, astronautët grumbulluan mostra nga Hëna. Pas pothuajse 22 orëve qëndrimi në Hënë, Armstrong dhe Aldrin u kthyen në modulin lunar, dhe iu bashkëngjitën Collins, për t’u kthyer në Tokë më 24 korrik, ku u pritën si heronj./Arbresh.info/
