Dashuria nuk ka moshë dhe kur fsheh pas ndjenja të sinqerta, arrin të kalojë çdo pengesë. Këtë gjë e kanë treguar dy të moshuar, ai 96 vjeç dhe ajo 93, e cila vuan nga Alzheimer, por që pavarësisht kësaj, janë më të bashkuar se kurrë.
Ata u fotografuan fshehurazi nga një i panjohur në një fast food, i cili mbeti i befasuar nga përkushtimi që tregonin ndaj njeri tjetrit.
Fotografia u shkrep, teksa burri po ushqente të shoqen, duke treguar kështu se bashkimi i tyre ishte aq i fortë, sa që nuk luhatej nga sakrificat që duhen bërë për të vijuar të qëndronin bashkë, shkruan noa.al.
Personi që shkrepi foton e publikoi në grupin e Facebook “Love What Matters” dhe shkroi: “Ai është 96 vjeç, ajo 93 dhe vuan nga Alzheimer. Burri më tha se atë darkë kishin një takim bashkë, dhe nëse do i’a dilnin të rezistonin, do të festonin 75- vjetorin e martesës.
Gjatë gjithë jetës kam dëshiruar një dashuri kaq të fortë. Mbërritja në fund të ditëve me të njëjtin person, me të cilin nisa udhëtimin, ndarja e një dashuri kaq të thellë dhe një lidhje që rritet me moshën. Ata vijojnë të duhen edhe pse sëmundja e saj u ka vështirësuar jetën.

Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...