Deri në kohët e fundit ka qenë e paqartë nëse plastika në oqeane ndikonte në vdekjen e hershme të breshkave.
Së fundmi është konfirmuar se një breshkë detare mund të vdesë nëse gëlltit edhe një copë të vogël plastike, transmeton portali arbresh.info
Shkencëtarët nga CSIRO Oceans dhe Atmosfera, kanë bërë analiza me rreth 1000 breshka të ngordhura në brigjet e detit të Australisë dhe kanë gjetur se plastika ndikon në vdekjen e shpejtë të breshkave.
“Ne e dinim se breshkat po konsumonin shumë plastikë, por nuk ishin të sigurtë nëse kjo ndikon drejtpërdrejtë në vdekjen e tyre të shpejtë”, tha Dr Chris Ëilcox , shkencëtar i kërkimit me CSIRO Oqeanet dhe Atmosfera.
Shkencëtarët kanë zbuluar se palstika dëmton zorrët e breshkave, e cila më pas dërgon edhe në vdekjen e shpejtë të tyre./arbresh.info/
Nora Gjakova nis një kapitull të ri si trajnere e xhudos në ...
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...