Përderisa njerëzit mund të mendojnë se bebet në dhjetor nuk kanë lindur në muajin e përsosur, pasi që duhet ta ndajnë ditëlindjen me festat e fundvitit, duket se shkenca ka dëshmuar që, nëse keni lindur në dhjetor, faktikisht jeni duke bërë një jetë mjaft të mirë.
Sipas studimit të publikuar në revistën ‘Journal of Ageing Research’, të pasurit ditëlindjen në muajin e fundit të vitit nënkupton se keni më shumë shanse për të jetuar më gjatë se 100 vjet, transmeton Telegrafi.
Veç kësaj, personat me datëlindje në dhjetor duket se janë njerëz më të mirë, ku hulumtuesit amerikanë thonë se këta njerëz ankohen më pak se tjerët dhe kanë më rrallë luhatje të disponimit.
Gëzimet e të lindurit në muajin dhjetor nuk ndalen këtu – një studim tjetër me 1,749,400 njerëz nga SHBA sugjeron se bebet e lindura në dhjetor kanë edhe rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare.
Sipas prestigjiozes ‘The Mirror’, cila e ka cituar një hulumtim nga Zyra Nacionale e Statistikave, thuhet se ekziston një lidhje statistikore mes muajit të lindjes dhe profesioneve të caktuara, ku, sipas ‘International Journal of Sporst Medicine’, bebet e lindura në dhjetor priren të bëhen atletë.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...