Një çift nga Pennsylvania e Shteteve të Bashkuara janë akuzuar për vjedhje pasi i shpenzuan mijëra dollarë që u transferuar gabimisht në llogarinë e tyre bankare.
Robert dhe Tiffany Williams i përfituan 120 mijë dollarë nga një gabim i bankës dhe e shpenzuan shumicën e shumës.
Kështu thuhet në deklaratën e tyre me shkrim, e cila do të përdoret gjatë gjykimit të çiftit.Ata kanë pranuar se e kanë ditur që shuma e madhe e të hollave nuk ishte e tyre.
Gjykata e ka akuzuar burrin 36 vjeç dhe gruan 35 vjeçe për vjedhje dhe pranim të pronës së vjedhur, ndërsa janë lënë të lirë nën kushtin e dorëzanisë.
Të hënën, ata u paraqitën në një gjykatë në Lycoming.
Çifti i akuzuar nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë për mediet amerikane dhe nuk dihet nëse atyre u është ofruar ndonjë këshilltar ligjor.
Në llogarinë e tyre në bankën BB&T, paratë ishin transferuar gabimisht, sepse ato do të duhej të transferoheshin në llogarinë e një firme investuese.
Transferi ishte kryer më 31 maj, ndërsa gabimi ishte vërejtur më 20 qershor.Sidoqoftë, policia tha çifti për tri javë i kishte shpenzuar rreth 107 mijë dollar, pa kontaktuar me punëtorët e bankës. Ata e kishin blerë një veturë të tipit “Chevrolet Traverse” dhe ua kishin dhënë miqve 15 mijë dollar, shkruan “BBC”.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...