Banesa e Kullës Eiffel për një kohë të gjatë ka qenë e fshehur nga sytë e opinionit e shumë persona as që e ka ditur të ekzistonte.
Tani jepet mundësia që ta shohësh nga afër banesën sekrete me pamjen më të bukur në Qytetin e Dritës dhe të ndjehet fryma e Parisit të shekullit 19-të.
Kulla e Eiffelit është hapur në vitin 1889 dhe ishte dizajnuar nergut për Ekspozitën botërore të Parisit të atij viti. Sot është simbol i këtij qyteti dhe që nga themelimi, në nivelin e vet më të lartë, fsheh një banesë që i përket konstruktorit francez Gustave Eiffel, i njohur në botë me konstruktimin e kësaj kulle.
Eiffel dikur, në majë të kullës më të njohur në botë, ka pasur apartamentin me orendi shumë të bukura e stilistike si dhe një piano për koncerte.
Tashmë banesa e gjallëron atmosfera autentike e kohës kur është bërë dhe ajo ka karakteristikat e shtëpisë modeste të Parisit nga shekulli 19, përfshirë tepihët e njohur, tapetat, ormanët si dhe dhomën e vogël të fjetjes. /albeu
Shtyllat “Smart” në Prishtinë larg pritshmërive, shërbimi i ...
Arrestohen dy persona dhe sekuestrohen katër armë zjarri në ...
Kryetari i Bujanocit dënon vandalizimin e posterit të komand...
Haradinaj shkon për ngushëllime te Meda pas vdekjes së nënës...
Mimoza Kusari-Lila: Kërkuam që seancat të mbahen një herë në...
Macron thirrje Trumpit nga Tirana: Duhet presion ndaj Putini...