Në komunën Tarsdorf të Austrisë, ndodhet një fshat – emri i të cilit po çudit të gjithë posa e dëgjojnë.
Ndoshta e mendoni si shaka, dhe mjafton ta kërkoni në ”Google Earth” për ta vërtetuar, por austriakët kanë një fshat të quajtur Fucking.
Fucking është i vendosur në rajonin Innviertel të Austrisë së Epërme Perëndimore. Ai ndodhet në 33 kilometra në veri të Salzburgut, dhe është 4 km në lindje të lumit Inn, i cili përbën një pjesë të kufirit gjerman.




Historia e këtij emri daton që prej vitit 1070. Prapashtesa ”ing” i referohet ”komunitetit” ose ”njerëzve” nga fisnikët bavarezë që emigronin në Austri të cilët quheshin ”Focko”.
Në Fucking jetojnë rreth 100 banorë dhe atyre u duhet të përballen me pyetjet e shumta që u bëjnë turistët e befasuar nga emri.
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...
BE premton ndihmë humanitare emergjente për të mbështetur uk...
Garda e Iranit, në “listën e zezë” të BE/ Përcaktohet si org...