Një person i armatosur është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa qëllon me armë ndaj një gruaje, e cila ndodhet brenda makinës së saj e bllokuar në trafik.
I dyshuari i maskuar me kapuç, iu afrua makinës tip BMW dhe hapi zjarr duke qëlluar me pistoletë gruan 51-vjeçare që ndodhej brenda mjetit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në pjesën veriore të Londrës, në Britani të Madhe më 14 Maj, ndërsa pamjet janë bërë publike sot. Mrekullisht, gruaja nuk pësoi asnjë lëndim.
Ndërkohë, policia është duke hetuar ngjarje si vrasje e mbetur në tentativë. Sa i përket autorit, ende nuk ka asnjë person të dyshuar. Identifikimi i tij është i vështirë për shkak se ishte i maskuar.
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje