Më një shtator toka do të ketë një ‘takim’ të ri me një trup qiellor. Bëhet fjalë për asteroidin 3122 Florence, një prej më të mëdhenjve që i afrohet planetit tonë.
Megjithatë ai nuk është i rrezikshëm. Me një diametër prej 4.4 kilometrash, asteroidi do të kalojë rreth 7 milionë kilometra larg tokës, me saktësisht 18 herë sa distanca e tokës me hënën.
Por ky do të jetë vetëm takimi i parë, pasi në tetor, një tjetër asteroid 2012 TC4 do t’i afrohet planetit tonë. Veçantia e 3122 Florence qëndron tek masa e tij.
Siç bëjnë të ditur ekspertët e NASA-s, edhe pse shumë asteroidë kanë kaluar më pranë tokës, ata kanë pasur dimesione më të vogla. /T.Ch
Florence është asterodidi më i madh që i afrohet kaq shumë tokës, që kur ka hyrë në funksion programi i NASA-s për gjurmimin e këtyre objekteve. Fenomeni do t’i japë mundësinë shkencëtarëve ta studiojnë atë më nga afër./arbresh.info/
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...