Treni i parë direkt nga Britania e Madhe në Kinë ka arritur në qytetin lindor të Yiwu në vikendin që shkoi pasi kishte udhëtuar për mbi 12 mijë kilometra.
Lokomotiva “East Wind” ka udhëtuar nëpër shtatë shtete të ndryshme derisa ka arritur në destinacionin e nisur, me 88 kontenjerë të mbushur me alkool dhe produktet farmaceutike e për foshnje, transmeton arbresh.info.
Para se të arrinte në Kinë treni ka përshkruar këto shtete: Francë, Belgjikë, Gjermani, Poloni, Bjellorusi, Rusi dhe Kazakistan.
Ai ishte nisur nga Londra më 10 prill dhe udhëtimi i tij kishte marrë disa ditë, madje më shumë se që ishte pritur. Megjithatë zyrtarët kanë thënë se transportimi i mallrave me tren është gati një muaj më i shpejtë se me anije./Arbresh.info.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin