Apple ka humbur pozicionin e saj si kompania më e vlershme në botë mes një shitjeje të gjerë të aksioneve të teknologjisë.
Prodhuesi i naftës dhe gazit në Arabinë Saudite, Aramco, ia ka marr vendin e parë prodhuesit të iPhone për herë të parë në pothuajse dy vjet.
Investitorët kanë shitur aksione në firmat e teknologjisë teksa kalojnë në ato që i shohin si asete më pak të rrezikshme.
Bitcoin, kriptovalutat e tjera kryesore dhe asetet digjitale kanë vazhduar gjithashtu të bien ndjeshëm.
Dje aksionet e Apple ranë me më shumë se 5% në Nju Jork, për të përfunduar ditën e tregtimit me një vlerësim të tregut të aksioneve prej 2.37 trilion dollarë. Kjo do të thoshte se humbi pozicionin e saj si kompania me më shumë vlerë paraje në botë ndaj prodhuesit të naftës dhe gazit Aramco, i cili vlerësohej në 2.42 trilion dollarë./arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...