Të përfitosh nga një dasmë e parealizuar, është tejet e vështirë. Kështu duket për Katy Collins pas dasmës së anuluar.
Edhe pse dasma ishte planifikuar deri në detajin më të vogël, duke filluar nga prerjet e veçanta të fustanit e për të vazhduar me elementet dekorues të ambientit ku do të zhvillohej eventi, ajo ka dështuar.
Katy Collins duket e përkushtuar në shitje në fustanit, ajo tashmë e ka vënë ofertën në eBay duke kërkuar 600 funte për të, edhe pse çmimi real duhej të ishte 1,000 funte.
Gjatë kësaj jave, Anglia ishte befasuar nga publikimi i lajmit që dasma e 30 vjeçares ishte anuluar.
Katy ishte tronditur po ashtu, kur kishte parë bashkëshortin e ardhshëm me një femër tjetër, ajo vendosi të largohej nga puna, filloi të shesë gjërat e përbashkëta që kishin, veturën e tani duke vazhduar me fustanin e saj.
Drama filloi të bëhet edhe më e madhe, kur Thom Soutter i cili duhej të ishte bashkëshorti i ardhshëm, deklarojë në një intervistë se Katy është po ashtu fajtore për tradhtinë, për shkak se kjo e fundit e kishte tradhtuar më parë me një shok./DailyMail/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...