Momenti kur një ajsberg gjigand me gjatësi 6 km shkëputet në Grenlandë, duke lëshuar pjesë të mëdha të akullit në det, u kap në kamera nga një ekip shkencëtarësh.
Denise Holland, nga Universiteti i Nju Jorkut, filmoi gërmadhën Helheim të fragmentuar më 22 qershor, ndërsa hulumtonte shkaqet e rritjes së nivelit të deteve në mbarë botën.
Video e fenomenit të rrallë, e njohur edhe si pjellje (thyerja e blloqeve të mëdha të akullit nga një akullnajë), u realizua në vetëm 90 sekonda.
“Rritja globale e nivelit të detit është e pamohueshme. Duke parë se si ajo shpaloset, ne mund të kuptojmë domethënien e saj që të lë pa frymë”, tha udhëheqësi i ekipit hulumtues David Holland.
Ekipi ka matur një zonë 6 km në mes të Manhattan, NYC, për të ilustruar madhësinë monumentale të ajsbergut. Shkëputja e ajsbergut pritet të bëhet një dukuri shumë më e shpeshtë, pasi rritja e temperaturës globale vazhdon të shkrijë kapakët e akullit.
Fenomene të tilla mund të sjellin një rritje prej 10 cm në nivelin e detit – të mjaftueshme për të tronditur zona bregdetare anembanë globit, përfshirë Neë York City, sipas studiuesve./GSh

Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...