Ky imazh i krijuar nga Octavio Ocampo është ndërtuar nga tre figura të kombinuara: një grua, pemë dhe tre koka njerëzish.
Megjithatë, në pamje të parë, jo gjithçka mund të vihet re menjëherë. Imazhi që vutë re të parin dëshmon për personalitetin tuaj. Gjeni shpjegimin pak më poshtë:
Imazhi i një gruaje
Nevojat tuaja personale janë të papërfillshme në lidhje me ato që i përkasin shoqërisë. Një prej objektivave tuaj është të përmirësoni anën humane. Por shpesh, kjo sjellje shihet nga të tjerët në mënyrë negative, pasi ju etiketojnë ndonjëherë si arrogant ose prepotent. E vërteta është që ju jeni shumë vizionar. Vazhdoni rrugën tuaj për të ndryshuar botën në një sekondë.
Imazhi i pemëve
Jeni një person me karakter. Jeni besnikë ndaj impenjimeve tuaja, punoni ndershmërisht, nuk premtoni më shumë se sa mund të bëni, krijoni besim dhe shqetësoheni për ata që keni rreth vetes. Jeni një njeri që emetoni dritë dhe pozitivitet. Njerëzve u pëlqen të rrinë pran jush sepse jeni gati të ndihmoni këdo që ka një nevojë apo i duhet një këshillë.
Pa ju, jeta e shumë njerëzve do të ishte me më pak ngjyra. Kujtojeni shpesh këtë, gjeni forca në këtë. Vazhdoni të udhëtoni drejt dritës të së vërtetës.
Imazhi i tre fytyrave
Jeni një person natyrshëm introvert. Ju pëlqen të reflektoni për temat që ju interesojnë. Dija është gjithçka për ju. Ju pëlqen të mësoni gjëra të reja vazhdimisht, nuk ndaloni kurrë së shpresuari dhe kjo është karakteristika juaj fondamentale. Nuk e ndalni vrapin dhe kërkoni ta shfrytëzoni sa më shumë jetën që ju rrjedh mes gishtave.
Gjykata i liron 10 të dyshuarit për manipulim me vota në raj...
Upamecano do ta vazhdojë kontratën me Bayernin
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...