Lockheed Martin do të ndërtojë një aeroplan supersonik me zhurmë të vogël, gjë e cila mund të revolucionarizojë udhëtimin ajror.
Kjo firmë është shpërblyer me një kontratë 247.5 milionë dollarëshe nga NASA për të dizajnuar dhe ndërtuar një mjet demonstrues, sipas CNBC, me testimin e parë të planifikuar për 2021, transmeton portali arbresh.info.
Aeroplani ka për qëllim të jetë më i shpejt se shpejtësia e zërit, deri në 990 milje për orë, pa prodhuar zhurmë sonike.
Kjo iniciativë shënon një hap të madh drejt udhëtimit ajror supersonik me pasagjerë.
Loockheed Martin ka zhvilluar një dizajn paraprak për mjetin nën kontratën e vitit 2016 dhe demonstruesi do të krijohet i bazuar në këto konfigurime.
Aeroplani do të jetë 28 metra i gjatë me gjatësi të krahëve rreth 9 metra./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...