Shumë femra e gjejnë veten, duke përjetuar fantazi erotike gjatë natës. Mirëpo, është vërtetuar në mënyrë shkencore, se shumë prej tyre përjetojnë klimaks gjatë gjumit.
Derisa dihet se shumë meshkuj, ejakulojnë gjatë adoleshencës në gjumë – fenomen i quajtur “ëndrra të lagura” – hulumtimi i ri, zbulon se u ndodhë edhe femrave.
Sipas hulumtuesve nga Shtete e Bashkuara, 37 për qind e femrave, kanë përjetuar orgazëm, derisa kanë qenë duke fjetur, para moshës 45-vjeçare.
Në fakt, femrat përjetojnë “orgazma të natës”, që nga adoleshenca, deri në moshën 50-vjeçare, pa marrë parasysh, nëse janë të martuara apo jo.
Sipas gjetjeve, del se 37 për qind e tyre, kanë përjetuar orgazëm gjatë gjumit, ndërsa nuk japen fakte konkrete, se si mund të arrihet një kënaqësi e tillë.
Një grua i ka thënë revistës Broadly, se ajo ka përjetuar orgazëm gjatë natës, teksa ishte duke kaluar një “periudhë thatësie”, sa i përket marrëdhënieve seksuale./Arbresh.info/
Irani vendos rregulla të reja për Ngushticën e Hormuzit
Lushtaku: Limaj mund të jetë pjesë e listës së PDK-së
Rexhaj i quan mllef kundër VV’së dhe transfere futbolli larg...
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...