Shumë njerëz kanë trikat e tyre për të ruajtur energjinë elektrike, të cilat me shumë gjasë i kanë mësuar nga baballarët e tyre apo gjyshërit.
Njerëzit thonë: “Është më mirë që ta lini ngrohësin e ujit (boilerin) të ndezur gjatë gjithë kohës, në vend se ta ndizni dhe ndalni atë”.
Ky është një mit shumë i zakonshëm. Por në fakt, ju nuk keni nevojë që ta ngrohni ujin gjatë gjithë kohës.
Boileri do ta ngrohë ujin i cili është i ruajtur në të. Për aq kohë sa boileri ka një izolim të mirë brenda, ai do ta mbajë ujin e ngrohtë gjatë gjithë ditës, pa pasur nevojë që ta ngrohni atë vazhdimisht, shkruan lajmi.net.
Ju mund ta ndizni boilerin 2 orë para çdo dushi, që ta ngrohë ujin për ju. Por, nëse jeni ekonomistë, sigurohuni që boilerin ta lëshoni për disa orë natën, kur energjia elektrike është shumë më e lirë.
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...