Mbretëresha Elizabeth II (94) mund të jetë monarkja e fundit femër në Britaninë e Madhe në dekadat e ardhshme, pretendon komentatori i familjes mbretërore, Clive Irving.
Autori dhe gazetari mbretëror deklaroi se mbretëresha ka vetëm trashëgimtarë meshkuj, që do të thotë se nuk do të ketë asnjë përfaqësuese femër të kurorës në Britaninë e Madhe, të paktën deri në fund të mbretërimit të Princit George, transmeton portali arbresh.info
Sipas autorit, Mbretëresha Elizabeth II është një nga tre figurat e shkëlqyera në histori.

“E gjithë historia e mbretëreshave në Angli do të përfundojë me atë aktuale. Elizabeth II është personi që kaloi më shumë kohë si mbretëreshë në historinë e Britanisë së Madhe dhe ka shumë të ngjarë të jetë mbretëresha e fundit e Anglisë”, tha ai për Daily Express.
Irving beson se me mbarimin e mbretërimit të Elizabeth II, mund të jetë fundi i monarkisë, pasi brezat e rinj gjithnjë e më shumë vënë në dyshim rolin e kurorës mbretërore në jetën e tyre.

Mbretëresha, e cila ka fuqi nderi në 16 shtete, tashmë ka bërë plane për të festuar 70 vjetorin e mbretërimit të saj vitin e ardhshëm, i cili quhet “jubileu i platinës”./arbresh.info/
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...