A ёshtё leximi i dorёs diçka e vёrtetё?

13:51 | 24 Korrik 2015
Arbresh.info

Pёr mijёra vjet me rradhё, lexuesit e pёllёmbёve tё duarve kanё vёzhguar me interes duart në mënyrë që të parashikojnë të ardhmen e njeriut.

Siç ka rezultuar, ata kanё arritur nё pёrfundimin se dora e njeriut përmban një pasuri tё madhe informacioni. Duke qenё se duart e foshnjёs formohen qё nё fillimet e ngjizjes, hulumtuesit duan tё arrijnё nё zbulimin mё tё hershёm tё krijimit tё qenies njerёzore, qё tё mund tё sigurojnë informacion pёr mirёqёnien e njeriut nё tё ardhmen. Për shembull, qindra studime kanë treguar se raporti gjatёsisё sё gishtit tregues me gishtin e unazёs – lidhet me shumë tipare. Shumica e studiuesve besojnë se kjo ndodh për shkak se gjatësia e gishtit tё unazë tregon nivelin e testosteronit qё nё ngjizje, i cili ka njё ndikim të përhershëm ne jeten e personit. Krahasuar me një burre që ka një gisht unaze më të shkurtër, një burrë me gisht unaze mё tё gjatё se gishti i tij tregues, ka të ngjarë të ketë një fytyrë më tërheqëse, talent më tё madh nё sport , një organ gjenital mё të gjatë dhe- ndoshta jo rastësisht- më shumë fëmijë.

Ndërkohë, një burrë, gishtat tregues te tё cilit janё më të gjatë se ato te unazës, është më i prirur për skizofreni dhe sëmundjeve të zemrës. Madje ai ka mё shumё gjasa tё jetё me autizёm ose hiperaktivitet. Sipas njё studimi tё ndёrmarrё me fёmijёt e klasave parashkollore – ku u mat aftёsia e femijeve pёr ti rezistuar kenaqёsisё – rezultatet treguan se fёmijёt me gishta tregues mё tё gjatё se gishtat e unazёs, janё mё tё prirur për t’i rezistuar tundimit . Ju mund të keni dëgjuar se sa më simetrike tё jetё fytyra dhe trupi i një personi, aq më tërheqës konsiderohet ai, ndoshta sepse simetria nenkupton gjene të mira. Dhe nё tё vertёtё, ngjashmёria e duarve tregon shenja tё mira per personin. Nёse gishtat e dorёs sё majte tё njё mashkulli pёrputhen shumё mirё me gishta e dorёs sё djathtё, tregon se ai ёshtё i prirur qё tё ketё me shumё sasi sperme dhe spermatozoide mё tё shpejtё, krahasuar me njё tjeter qё nuk ka pёrputhshmёri tё mirё tё gishtave tё duarve.

Njё tjetёr studim ka zbuluar se burrat qe nuk u pёrputhen gishtat e te dyja duarve, raportojnё pёr mё shumё raste depresioni. Vijat në pёllёmbet e duarve gjithashtu mund të ofrojnë të dhëna rreth zhvillimit të hershëm. Është e njohur se njerëzit me sindromёn Down dhe njerëzit me sindromen e fetusit tё alkoolizuar, si dhe foshnjat e grave që i kishte zenё fruthi ndërsa ishin shtatzёna, kanë më shumë gjasa se sa njerëzit e tjerë që të ketë një vijë horizontale që shtrihet nga një skaj i pёllёmbёs nё skajin tjetёr. Përveç kësaj, edhe pse hulumtimet nuk janё përfundimtare, disa studime sugjerojnë se modelet anormale nё gjurmët e gishtave, të tilla si ato me një numër më të lartë se mesatarja- e dredhave, vijave harqe apo “gerxhave”- , duket se ndodhen me shumё nё mesin e njerëzve me skizofreni dhe njerëzve që zhvillojnë diabet në moshën e mesme , ndoshta duke sinjalizuar se ka patur një tentavivё pёr ndёrprerje shtazanie pёr shkak tё sëmundjes së nënës. Dhe meshkujt kanë më shumë gjasa që të ketë modele jonormale nё gjurmët e gishtave sesa femrat.

Sipas studiuesve, kjo ndoshta ka tё bёjё me faktin se embrionet e meshkujve janë më të prekshëm ndaj ndikimeve mjedisore , sesa embrionet e femrave. Meqё jemi duke folur pёr shenjat e gishtave, një studim zbuloi se njerëzit të cilët konsumojnë sasi të mëdha kripë dhe lёndёsh tё tjera tё kёtij lloji, lёnё gjurmё gishtash mё tё ёmbla ose tё hidhura (ne varёsi tё asaj qё pёrdorin mё shumё). Për shkelësit e ligjit që u pёlqen ushqimi pikant, ky zbulim mund të jetë më parashikuesi nga tё gjithë, të paktën kur është fjala se ku do tё jetojnё ata 5 deri nё 10 vitet e fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale