Ekspertët nga Akademia e Shkencave e Kalifornisë amerikane këtë vit zbuluan 71 specie të reja kafshësh dhe bimësh, transmeton arbresh.info.
Sipas CNN International, midis 71 krijesave të zbuluara në shpella, pyje dhe oqeane ishin lulet, peshqit, koralet, merimangat, kërmijtë e detit, milingonat dhe hardhucat.
Nga ana tjetër studiuesit tërhoqën vëmendjen në 16 lloje të reja të peshkut kardinal me sy mace që jetojnë në brigjet e Papua Guinesë së Re.
Entomologu Darrell Ubick deklaroi se ekzistojnë 5 specie merimangash midis krijesave të gjetura rishtazi, njëra prej të cilave është specia e merimangës që jeton në kodrat e krijuara nga milingonat në shkretëtirën Chihuahuan të Meksikës.
Shannon Bennett nga Akademia e Shkencave në Kaliforni duke i cituar shkencëtarët si ekspertë të biodiversitetit, deklaroui se 90 për qind të specieve janë ende të panjohura në natyrë./arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen