Përbërësit për këtë maskë gjenden në çdo kuzhinë, ndërkaq janë ideale për bukurinë e lëkurës dhe dukjen rinore.
Një herë në javë ndani vetëm 15 minuta dhe bëni maskën ushqyese për fytyrë, e cila lëkurës suaj do t’i japë freski rinore dhe do të rrafshojë rrudhat në fytyrë, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– gjysmë bananeje të pjekur
– dy deri në tri lugë me jogurt
– një lugë të vogël me mjaltë.

Përgatitja:
Bananen e shtypni dhe e përzini me përbërësit tjerë. Maskën e formuar e aplikoni në fytyrë, pritni që të thahet për 15 minuta dhe e shpëlani së pari me ujë të ngrohtë e më pas me të ftohtë.
Bananet janë të pasura me materie ushqyese që janë të mira për lëkurën, ndërsa studime të ndryshme kanë zbuluar se bananet janë të shkëlqyeshme për reduktim të rrudhave.
Acidi i qumështit nga jogurti ofron një piling të butë, ndërsa mjalti ofron hidratimin e nevojshëm për lëkurën.
Ky qull është i përshtatshëm për të gjitha llojet t lëkurës, e mund ta aplikoni për çdo ditë deri kur t’i vëreni përmirësimet. Ai do ta bëjë lëkurën tuaj të hidratuar dhe të shëndetshme, do t’i mënjanojë rrudhat.
Rezultatet e para do të duhej të shihen pas tri javëve të përdorimit të përditshëm. /Telegrafi/
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...