Një 103-vjeçare, që kishte kaluar gjithë jetën duke u kujdesur për familjen, i ka dëshmuar botës se kurrë nuk është vonë për të realizuar ëndrrat.
Dorothy Pollack, që ka mbushur 103 vjet në qershor, po kalon ditët duke kompletuar listën e dëshirave. Aventura e saj e parë? Të bënte një bretkosë tatuazh, një gjë të cilën e pëlqen më tepër sesa birrën dhe hamburgerët.
Më 16 qershor, ajo festoi ditëlindjen e saj në shtëpinë e kujdesit në Muskegon, Michigan, ku kishte kaluar muajt në izolim gjatë pandemisë.
“COVID-19 e kishte mbajtur atë të burgosur për disa muaj”, ka thënë Tersa Zavitz-Jones, mbesa e saj, për CNN.
Pak javë pasi është liruar nga shtëpia e kujdesit, Pollack ka vendosur të bëjë tatuazhin.
“Kam qenë shumë e emocionuar, pasi para disa viteve nipi im ka dashur që unë të bëjë një tatuazh. Unë nuk doja. Papritmas vendosa se dua këtë. E doja një tatuazh të bretkosës, pasi i dua bretkosat”, ka thënë Pollack./Arbresh.info/
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...