Një djalosh nga Kina është operuar pasi që ai kishte vendosur 26 sfera magnetike në organin e tij për shkak se ishte “kureshtar”, shkruan metro.co.uk.
Njëmbëdhjetëvjeçari nga Kina, i quajtur si Pi Pi, nisi të urinojë gjak, gjë e cila alarmoi të afërmit.
Ai u dërgua në spitalin në Wenzhou City ku mjekët u përballën me ënjtje, pasi djaloshi kishte vendosur lodrat e njohura si ‘Buckyballs’, të bëra nga vargu i magneteve, në rrugën urinare. Pediatri Wang Yongbiao tha se përmes rrezeve rëntgen janë parë sferat magnetike brenda rrugës urinare të fëmijës.
Ai tha se ‘Buckyballs’ kanë shkaktuar bllokimin, pasi që kishin zënë tri të pestat e hapësirës së rrugës urinare të Pi Pi, gjë e cila ka ndikuar në ënjtje dhe gjakderdhje. Sferat magnetike janë nxjerrë përmes operacionit, i cili ka zgjatur dy orë.
Djaloshi nuk është duke ndjekur mësimet, pasi nevojitet të shërohet të paktën për dy javë, thanë mjekët, transmeton kp. Mjeku Wang shpjegoi se raste të ngjashme janë të zakonshme në mesin e fëmijëve, të cilët janë “kureshtarë” dhe “dëshirojnë të njohin trupin e tyre”.

21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...