Sot do të fillojë faza e qerekfinaleve në Botërorin Katar 2022
Kjo fazë do të fillojë me dy super-ndeshje, me fillim nga ora 16:00 dhe 20:00, shkruan arbresh.info.
Nga ora 16:00, nënkampioni aktual i botës, Kroacia, do të luajë kundër top-favoritit në këtë Botëror, Brazilit.
Ballkanasit vijnë në këtë ndeshje pasi e eliminuan Japoninë në penallti, pasi koha e rregullt u mbyll 1-1.
Megjithatë, kroatët nuk duken aq bindës sa ishin në vitin 2018, për dallim nga brazilianët, të cilët në këtë Botëror po shkelin këdo që iu del përpara, ashtu sic e mposhtën Korenë e Jugut në 1/8 e finales, me rezultat 4-1.
Ndërkaq nga ora 20:00, në Lusail, Messi me shokë do të takohet ndaj ‘tulipanëve’ holandezë.
Argjentina vie në qerekfinale pas fitores 2-1 ndaj Australisë, ndeshje në të cilën argjentinasit u treguan shumë bindës me lojën e tyre, ndonëse me probleme të theksuara në konkretizimin e rasteve për gol.
E Holanda fitoi 3-1 ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku edhe pse ShBA-të e kontrolluan për një nuancë më shumë ndeshjen, holandezët u treguan mjaft konkret dhe nuk lejonin gabime në lojën e tyre, qoftë në mbrojtje apo në sulm.
Fituesit e këtyre dy ndeshjeve do të takohen me njëra-tjetrën në gjysmëfinale, ndërsa humbësit, natyrisht se do t’i hipin aeroportit dhe do të kthehen në shtëpi./arbresh.info
Olta dhe Kiara shkojnë “kokë më kokë” në televotim
Kryeministri i Japonisë viziton Ukrainën, ofron mbështetje
Caktohen oraret e ndeshjeve të gjysmëfinaleve dhe finales në...
Kiara surprizohet nga vëllai i saj/Çfarë mendon ai për Luizi...
Londra do t’i dërgojë Ukrainës predha me uranium, Rusia: Do ...
Pacolli takohet me Halil Kastratin, planifikojnë aksione hum...