Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e Festivalit Ndërkombëtar “Zgjimi me Art”, në hapësirat e hamamit historik “Gazi Mehmed Pasha” në Prizren.
Ai me këtë rast ka përgëzuar komunitetin artistik turk për organizimin e festivalit, duke thënë se askund tjetër me një hapësirë kaq të vogël, nuk gjen kaq shumë kultura e kaq shumë gjuhë sikurse në Prizren.
“Ju përgëzoj për qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e këtij aktiviteti tradicional. Por, për një artist që jeton në Prizren, besoj se nuk ka sesi të jetë ndryshe, sepse arti këtu të kaplon në shumë mënyra. Nga ky thesar kulturor e artistik besoj se është inspiruar edhe festivali “Zgjimi me art”. Edhe kësaj here, sikurse çdo herë tjetër që vij në Prizren, mësoj diçka të re nga vlerat e pafundme të këtij qyteti unik. Prandaj ju falënderoj shumë për ftesën dhe i dëshiroj shumë suksese festivalit edhe në të ardhmen”, u shpreh Kurti.
Ndryshe, festivali “Zgjimi me art” sivjet mbahet për herë të 19-të me radhë. Tema e sivjetme e këtij festivali të pikturës ishte “Zbulimi i motiveve turke në veshjet tradicionale”./rtk/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës