Aktvititet e zëvendës ministrit të Kulutrës, Sedat Sulejmani janë të shumta edhe pse nuk ka shumë kohë që ky i fundit u emërua si zëvendës në Ministrinë e Kutlurës në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë ditës së sotme Sulejmani ka prtiur në zyrën e tij artistin e madh shqiptar Çun Lajçin.
“Isha shumë i nderuar që sot ta pres artistin e mirënjohur, Çun Lajçi në zyrat e Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me z.Lajçi biseduam për poezitë dhe veprat e tij që kanë lënë gjurmë gjithandej”, kështu mbishkruan në postimin e tij Sulejmani i cili edhe përkundër agjendës së ngjeshur ka gjetur kohë të pres artistin e madh shqiptar.
Në këtë takim është biseduar edhe për mundësit për mbështetje të krijimtarisë artistike të Lajçit dhe të gjithë artistëve tjerë.
Sulejmani u zotua se do të jetë pranë gjithë atyre që i japin artit shpirt dhe zemër./arbresh.info/
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë