Shoqata “Çamëria”, e themeluar në shtator të vitit të kaluar vazhdon të hapë degët e saj në Kosovë. Shoqata e cila thotë se po punon në sensibilizimin e çështjes çame tashmë ka themeluar 30 degë në komuna të ndryshme të Kosovës, po ashtu në Kosovën Lindore, Mal të Zi e Sangjak.
Dega e shoqatës “Çamëria” në Fushë Kosovë, ka vazhduar me një sërë aktivitetesh me të rinjtë të cilët iu janë bashkangjitur në vazhdimësi për të mbajtur gjallë frymën çame.
Ditë më parë, kjo shoqatë, ka zgjedhur kryetaren e të rinjve të shoqatës ‘Çamëria’, Donjeta Morina dhe anëtarë të tjerë që do ta përfaqësojnë shoqatën në procese të ndryshme rinore.
Gjithashtu, së fundi Dega e shoqatës “Çamëria” në Fushë Kosovë, ka organizuar vizita të ndryshme në Kosovë dhe në Shqipëri ku janë takuar me nënkryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Shpëtim Idrizi dhe deputeten Melisa Doda.

Në takim është diskutuar për sensibilizimin rreth çështjes çame dhe proceseve të tjera.
“Shqiptarët, në mënyrë të vazhdueshme kanë qenë pjesë e rëndësishme e proceseve që janë lidhur me atdhetarizmin, kulturën, e bashkimin e shqiptarëve kudo që ndodhen në një frymë të përbashkët kombëtare”, është shprehur kryetari i shoqatës Çamëria’, dega në Fushë Kosovë Përparim Uka.

Historiku i çështjes çame
Çështja çame dhe përgjithësisht çështja e minoritetit shqiptar në Greqi, lindi me vendimin e Konferencës së Londrës më 1913, e cila e shkëputi këtë trevë shqiptare dhe ia aneksoi atë Greqisë.
Që nga kjo kohë fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë sistematike e shtetit grek dhe e forcave të ndryshme ultra-nacionaliste për shkombëtarizimin e kësaj treve. Për këtë qëllim u përdorën të gjitha mënyrat, si tatimet e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë nga pjesëmarrja në administratën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amtare, madje edhe në shkollat fillore, vrasjet, burgimet, dënimi me dhunë deri në masakrat e përgjakshme.

Vlen të përmendet këtu që paralelizmi që i është bërë popullsisë Çame me atë Arvanite, nga qarqet shoviniste greke, tenton të hedhë poshtë të drejtën historike të autoktonisë Çame duke supozuar se janë të ardhur në Greqi ashtu si dhe Arvanitasit, gjatë periudhave të ndryshme të perandorisë Bizantine.
Kjo gjë është e vërtetë vetëm për Arvanitasit e jo për popullsinë Çame, historia e të cilës në këtë trevë shkon në kufijtë e mitologjisë. Vetë historiani grek Tukididi, që shkroi për Luftën e Peloponezit, pranon se kur forcat Athinase u futën në gjirin e Ambrakisë takuan një popullsi lokale që nuk fliste greqisht por fliste barbarisht./arbresh.info
Fillon seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të KEK-ut, Nagip Kras...
Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshm...
Infantino: Trump më garantoi se Irani do të jetë i mirëpritu...
Arrestohet në Vlorë një 23-vjeçar nga Pejë, kapet duke tentu...
Përveçse e turpëroi pas 15 minutave lojë, Tudor as nuk e për...
Djegia e autobusit në Zvicër, ende nuk dihet nëse ka shqipta...