Festivali Ndërkombëtar i Filmit, “Prishtina International Film Festival” ka mbajtur edicionin e 14-të dedikuar regjisores Vjosa Berisha e cila ndërroi jetë në qershor.
Me moton “For Her”, pjesë e këtij festivali ishin shumë fytyra publike, në mesin e tyre, edhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, publikoi disa imazhe duke treguar që ishte në këtë festival, pasi i kishte dhënë fjalën Vjosës së Tirana do të marrë pjesë. Gjithashtu shtoi se ky festival është një histori suksesi për Prishtinën e Tiranën.
Postimi i plotë:
“Edicioni i 14-të i PriFest – Prishtina International Film Festivalerdhi me moton “For Her”, kushtuar një gruaje shembull, mikes sime të mirë, themelueses dhe drejtoreshës së këtij festivali, Vjosa Berishës.
Mbajta fjalën që i dhashë Vjosës, pak kohë më parë, se Tirana do të ishte pjesë e Festivalit sepse besoj fort se ajo që është një histori suksesi në Prishtinë është edhe suksesi ynë në Tiranë. /arbresh.info/
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...