Gjatë një mbledhje në Tunizi, më 18 prill 1982, ICOMOS (International Council on Monuments and Sites – Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike) krijoi ditën ndërkombëtare të monumenteve dhe vendbanimeve historike (International Day for Monuments and Sites).
Në nëntor 1983 Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s u rekomandonte shteteve anëtare që të shqyrtonin mundësinë e deklarimit të 18 prillit të çdo viti “dita ndërkombëtare e monumenteve dhe vendbanimeve historike”.
Ndërsa shumë vende dhe rajone kanë krijuar ditët e tyre të trashëgimisë, të tilla si Ditët e Trashëgimisë Evropiane (European Heritage days) që përkujtohen çdo vit në muajin shtator.
Dita ndërkombëtare e monumenteve dhe vendbanimeve historike paraqet një mundësi për të gjithë Komitetet Kombëtare të ICOMOS-s që të mbrojnë qëllimet e tyre të përbashkëta në të njëjtën ditë.
Çdo vit një numër gjithnjë e në rritje i Komiteteve Kombëtare të ICOMOS-it në gjithë botën organizojnë aktivitete me rastin e 18 prillit.
Kosova është e pasur për monumente dhe vendbanime historike, por nuk ka kujdes për to. Janë dëmtuar shumë prej tyre.
Deri më tani dihet që në Prizren do të ketë aktivitete në Kala për të shënuar këtë ditë.
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri