Dhe çmimi Nobel për këtë vit për letërsinë shkon … te dikush që nuk është Haruki Murakami, përsëri.
I njohur për romanet e tij filozofike, Murakami është autori më i njohur për momentin në Japoni.
Për shumë vite në Japoni kanë shpresuar se ai do të fitojë çmimin më të madh në letërsi.
“Harukistët” të cilët u mblodhën në të gjithë Japoninë për të lexuar librat e Murakamit, duke pirë uiski me muzikën xhaz në sfond, janë dëshpëruar sërish, transmeton portali arbresh.info

Një mbledhi e tillë ndodhi edhe të enjtën në një tempull në Tokio, ku rreth 200 “Harukistë” të rrethuar nga gazetarët, u përgatiten për festë.
Por nuk ndodhi sikur e pritnin ata, fitues u shpall shkrimtari anglez me origjinë japoneze Kazuo Ishiguro.
Ishte paksa më e turpshme për stafin në librarinë kryesore Tokokuniya të Tokios, e cila me dashuri kishte paraqitur më shumë se 30 tituj të librave të Murakamit në një shfaqje të veçantë.
Pas pasthirrmës “ohhh”, stafi shumë shpejt zëvendësoi librat e Murakamit më ata të Ishiguros. Ndërkohë, botuesi japonez i Ishiguro-s “cicëroi” (në japonisht): “Ne jemi të gjithë të shqetësuar.”
Murakami nuk fitoi, por adhuruesit e tij e morrën me shumë humor këtë fakt.
“Kur Haruki Murakami humbet çmimin e letërsisë Nobel dhe Harukistët në të gjithë vendin bien në gjunjë të zhgënjyer, ndjej se vjeshta ka ardhur”, shkroi në përodures i rrjeteve sociale.
Murakami është pjesë e një klubi përzgjedhës të artistëve bestselling ose të kritikuar, të cilët pavarësisht nominimeve të përsëritura dështojnë të fitojnë çmimet më të larta në industrinë e tyre.

Këtu përfshihen edhe aktorët Amy Adams dhe të ndjerin Peter O’Toole (edhe pse ai mori një Oskar nderi), si dhe këngëtarët Björk dhe Katy Perry.
Por nuk është për t’u mërzitur, shpresa vdes e fundit, fundja Leonardo diCaprio priti 23 vite për të fituar Oskar./arbresh.info/
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi