Nënë Tereza, kjo figurë e diskutueshme si gjatë jetës dhe pas vdekjes së saj, u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse. Shtatore të Nënës Terezë mund të shohësh në mbarë botës sepse veprat e saj kanë bërë që ajo të jetë kaq e dashur për njerëzit. Një e tillë gjendet edhe në Katedralen e Shën Patrikut në Manhattan, New York.
Katedralja e Shën Patrikut është katedralja katolike më e madhe e stilit neo-gotik në Amerikën e Veriut. Kjo Katedrale madhështore mbanë brenda 3 mijë njerëz dhe është e vendosur në një bllok të madh në pjesën qendrore të Manhattanit. Autori i skulpturës së Nënës Terezë në Katedralen e Shën Patrikut në New York City, është Timothy P.Schmalz. Ky skulptor asht kanadez dhe jeton në Shën Jacobs, Ontario, Kanada. Ky skulptor në punimet e tij është i përqendruar kryesisht në figura fetare por gjithashtu ka realizuar edhe figura publike.
Schmalz është i njohur sidomos për veprën “Jezusin i Pastrehë”, që ai e realizoi si një përkushtim ndaj të pastrehëve që jetojnë rrugëve. Fotografinë e kësaj skulpture e ka shpërndarë Ilir Seci. / KultPlus.com

Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...