Dega e shoqatës “Çamëria” në Fushë Kosovë, ka vazhduar me një sërë aktivitetesh me të rinjtë nga vendet e ndryshme të Kosovës të cilët iu janë bashkangjitur në vazhdimësi kësaj shoqate, për të mbajtur gjallë frymën çame.
Ditë më parë, kjo shoqatë, ka zhvilluar takimin e radhës në të cilën janë anëtarësuar mbi 50 të rijnë.
Kryetari i shoqatës Çamëria, dega në Fushë Kosovë, Përparim Uka, së bashku me kryetaren e të rinjve të kësaj shoqate, Donjeta Morina u shpërndanë libreza anëtarësie të gjithë atyre që shprehën gatishmërinë për tu bërë pjesë e shoqatës.
Kryetari Uka, përveç tjerash, shprehi falënderim për të rinjtë të cilët sipas tij, janë bartësit kryesor të proceseve për të mbajtur frymën çame, simbol të shqiptarëve, brez pas brezi.
Gjithashtu, kjo shoqatë, përveç aktiviteteve të shumta në Kosovë, mban takime edhe me liderët e institucioneve të Shqipërisë. Së fundi janë takuar me nënkryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Shpëtim Idrizi dhe deputeten Melisa Doda./arbresh.info



Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...