Në Galerinë prestigjioze të artit modern Michael Schultz, në Berlin, është hapur të shtunën në mbrëmje në prani të shumë koleksionistëve e artëdashësve, ekspozita personale e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me 115 piktura të realizuar nga ai, gjatë viteve në tryezën e tij të zyrës.
Në profilin e tij në Facebook, shkruan:
“Mbrëmë në Berlin, në Galerinë prestigjioze të artit modern Michael Schultz, ku u çel në prani të shumë koleksionistëve e artdashësve ekspozita me 115 piktura të bëra gjatë viteve në tryezën e zyrës. Dy muzeume të artit në Gjermani shfaqën interesin për ta ekspozuar koleksionin në mjediset e tyre. Një kontribut modesisht pozitiv edhe për imazhin e Shqipërisë”.
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës