Kur Vincent van Gogh zbriti nga treni, ditën e 20 majit 1890, shkeli në tokën ku edhe do të varrosej. Ai mbërriti në Auvers-sur-Oise, një fshat rreth 35 km nga Parisi, në kërkim të qetësisë për krizat e shpeshta mendore. Për thuajse dy muaj, dukej se tashmë e kishte gjetur lehtësimin që kërkonte.
Kjo ishte një nga periudhat më pjellore të jetës së tij artistike: 72 piktura, 33 vizatime dhe një gdhendje dolën në dritë falë imagjinatës së tij revolucionare, shumë prej tyre ishin pamje të këtij qyteti piktoresk.
Sidoqoftë, “demonët u rikthyen” duke shënuar kështu, luftën përfundimtare të artistit. Më 27 korrik, pasditen e të dielës, artisti doli në fushë dhe vrau veten me armë. Dy ditë më vonë, ai humbi jetën.

Van Gogh, nuk la asnjë shënim për vetëvrasjen. Trashëgimia e vetme e shtatëdhjetë ditëve të tij të fundit, ishin letrat e famshme që la, por në asnjërën prej tyre nuk fliste për të.
Piktura e vetme që mendohet se ka paralajmëruar vetëvrasjen e tij, është “Ravens”, ku zogjtë do të ishin lajmëtarët e fatit të keq.
E vërteta në lidhje me atë se, çfarë e shtyu Van Gogh-un në vetëvrasje, nuk do të dihet kurrë.
Atë të diel pasdite, ai mori pistoletën e pronarit të pensionit ku po qëndronte, shkoi në pjesën e prapme të kalasë “Léry” dhe qëlloi mbi veten në gjoks. Pastaj u kthye në pension dhe u ngjit në dhomën e tij, pa i treguar askujt.
Pronari e gjeti të plagosur, thirri mjekun, por nuk mund të bëhej asgjë për ta shpëtuar. Pasuria e veprave së Van Gogh-ut, vazhdon të rritet në mënyrë eksponenciale me kalimin e viteve. Sidoqoftë, krijimet e tij dukeshin të lidhura ngushtë me çmendurinë e tij./tch/
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...