Akademia Suedeze e Shkencave sivjet shpërbleu me çmimin Nobel për Letërsi, autorin austriak, Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit.
Ndarja e Nobelit për Handke u cilësua vendim skandaloz nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, por edhe nga njohës të letërsisë botërore.Madje, sot në Prishtinë prej orës 11:00 pritet të mbahet protestë para Ambasadës së Suedisë, duke kërkuar anulimin e Nobelit për Letërsi 2019.
Anulimin e vendimit të Akademisë Suedeze e ka kërkuar edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si “akt mirëkuptimi e solidariteti me të gjithë popujt e botës që luftojnë për liri dhe vlera demokratike”.AShAK është shprehur e zhgënjyer thellësisht me ndarjen e sivjetshme të çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin austriak, Peter Handke.Për ndarjen e Nobelit për Letërsi 2019, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas të cilit vendimi i Nobel ka sjellë dhimbje të pamasë te viktimat e panumërta.Edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar duke thënë se Komiteti i Nobelit i ka dhënë çmimin njeriut të gabuar.
Pas shumë kritikave, erdhi edhe reagimi nga Akademia Suedeze. Sekretari i përhershëm i saj, Mats Malm, ka thënë për New York Times se komiteti i bën përzgjedhjet mbi baza letrare dhe estetike dhe se “nuk është mandati i akademisë të balancojë cilësinë letrare kundrejt konsideratave politike”./arbresh.info/
Trump thotë se brenda “dy-tre javësh” SHBA-ja do të largohet...
Osmani dekoron Dardanët: Ata i dhanë gjithë kombit tonë shpr...
QKUK-ja fillon endoskopinë gastrointestinale për fëmijë
Fisnik Asllani reagon pas humbjes: Dhimbja është e madhe, is...
Shtyhet seanca ndaj Veliajt, debate mbi kërkesën për ndarjen...
The Guardian shkruan për Kosovën: Kjo s’do të jetë përpjekja...