Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, ka uruar ekipin dhe produksionin e filmit “Shok” për nominimin për çmimin Oskar.
Sipas Jahjagës, sot është ditë historike për kinematografinë kosovare.
“E gjithë Kosova është krenar me ju”, ka shkruar presidentja.
Shini postimin e saj të plotë:
Sot është ditë historike për kinematografinë kosovare. Urimet më të përzemërta për ekipin dhe produksionin e filmit Shok i cili u nominua për çmimin më prestigjioz të kinematografisë Oscar. Krenare me djemtë dhe vajzat që çdo ditë po promovojnë kulturën dhe vlerat e popullit tonë. Ata duke prekur majat e suksesit botëror janë ambasadorët më të mirë të Kosovës. E gjithë Kosova është krenar me ju. Suksese!
Gjendet vetura e raportuar si e zhdukur në Aeroportin e Pris...
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...