Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllime familjes dhe komunitetit kulturor për ndarjen nga jeta të profesorit e kompozitorit Fahri Beqiri.
“Kompozitori brilant që ndërlidhi klasikën me muzikën tonë popullore, profesor Fahri Beqiri, sot iku nga kjo botë. Ai la pas një sërë veprash korale, të cilat do të mbeten referencë për brezat, porse do të mbahet mend edhe për punën e tij akademike, sikurse edhe në disa institucione të tjera në të cilat shkëlqeu me punën dhe angazhimin e tij”, thuhet të mesazhin e Presidentes Osmani.
Ajo ka theksuar se shuarja e profesor Beqirit është humbje e madhe për të gjithë e posaçërisht për komunitetin kulturor./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...