Kritiku kroat i muzikës, Branimir Pofuk, nga vizita e parë në Kosovë, veç tjerash do ta mbajë mend edhe debatin që plasi shkaku i shkurtimeve buxhetore nga Ministria e Kulturës për projekte kulturore.
Mysafir i festivalit “DAM Fest” – në kuadër të të cilit ka mbajtur punëtorinë “Të shkruash për muzikën” me gazetarë të kulturës – ka parë nga afër sfidat me të cilat përballen organizatorët e festivaleve e aktiviteteve kulturore në Kosovë, shkruan sot “E diela me Koha Ditore”.
Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Pofuk ndan eksperiencën e tij dhe të shtetit të tij në fushën e kulturës. Ai flet se si përqindja e mjeteve që ndan një shtet për kulturën është barometër sesa e kuptojnë politikanët rëndësinë e kulturës, tek thotë se këta të fundit duhet të jenë më të përgjegjshëm.
Ai zbërthen përse të qenit artist jokomercial shpeshherë kushtëzon varësinë prej përkrahjes së shtetit. Flet edhe për dorën e politikës në art, tek jep mesazh për artistët e rinj që duhet të shfrytëzojnë fuqinë e tyre për t’i dhënë mesazhe shoqërisë dhe skenës politike.
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...